Plagoset me thikë taksisti në Shëngjin, 65-vjeçari i dyshuar shpallet në kërkim

Publikuar me datë:

Një taksist 50-vjeçar është plagosur me thikë në zonën e rrethrrotullimit të Shëngjinit. Ngjarja është raportuar rreth orës 13:08, ndërsa i plagosuri, banues në Lezhë, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen dyshohet një 65-vjeçar, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Ai është shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të plagosjes, si dhe për kapjen e të dyshuarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related