Paulin Sterkaj: Policia nuk mund të mbajë mbi supe krizën politike, qeveria duhet të dëgjojë qytetarët

Publikuar me datë:

Ish-drejtuesi i forcave speciale dhe deputeti socialist, Paulin Sterkaj, ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestave, duke kërkuar vetëpërmbajtje nga Policia e Shtetit dhe përgjegjësi politike nga qeveria. Ai thekson se efektivët nuk mund të përballen vazhdimisht me zemërimin e qytetarëve, ndërsa arsyet e pakënaqësisë së tyre mbeten pa përgjigje.

Sterkaj shprehet se angazhimi i forcave speciale RENEA në protesta duhet të mbështetet në nevoja konkrete, të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjin. Sipas tij, forca e një shteti nuk matet me numrin e uniformave në rrugë, por me aftësinë për të garantuar rendin pa cenuar të drejtat e qytetarëve.

Ai dënon dhunën ndaj policisë dhe shkatërrimin e pronës, por nënvizon se këto akte nuk mund të përdoren si justifikim për ushtrim të pakufizuar të forcës nga shteti. Deputeti socialist kërkon gjithashtu mbrojtje të veçantë për të miturit dhe hetim të çdo rasti të dyshuar të tejkalimit të kompetencave nga efektivët.

Duke iu drejtuar qeverisë dhe drejtuesve të Policisë, Sterkaj kërkon udhëzime të qarta për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ai thekson se krizat me karakter politik dhe shoqëror nuk mund të zgjidhen vetëm përmes ndërhyrjeve policore, por kërkojnë dialog dhe përgjigje konkrete nga pushteti.

Në reagimin e tij, Sterkaj i bën thirrje edhe socialistëve që të mos e ngatërrojnë solidaritetin partiak me mbrojtjen e personave të korruptuar dhe disiplinën politike me justifikimin e dhunës. Sipas tij, mbrojtja e Partisë Socialiste nuk nënkupton miratimin e çdo vendimi të saj, por edhe guximin për të kritikuar e korrigjuar gabimet.

Në fund, deputeti kërkon më shumë përgjegjësi, më pak arrogancë dhe distancim të qartë nga sjelljet që dëmtojnë besimin e qytetarëve. Ai paralajmëron se heshtja nuk është zgjidhje dhe se stabiliteti demokratik kërkon përgjegjësi nga të gjithë.

“Siç themi ne malësorët: Burri ka kohë me u korit. Mos u korisni!”, e mbyll reagimin Paulin Sterkaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related