Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, ku një motor është përfshirë në ngjarje.
Si rezultat i aksidentit, një person ka mbetur i plagosur duke pësuar dëmtime trupore. Sapo ndodhi incidenti, në vendngjarje mbërritën ekipet e ambulancës dhe forcat e Policisë, të cilat i ofruan ndihmën e parë të dëmtuarit.
I plagosuri u transportua me ambulancë drejt spitalit, ku po trajtohet nga stafi mjekësor.
Policia ka filluar hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

