Pezullohet drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi, njeriu i afërt i Elisa Spiropalit dhe Benet Becit, ja kush komandohet në vend të tij

Publikuar me datë:

Burime për Northpress.tv bëjnë me dije se është pezulluar nga detyra drejtori i AKU-së Shkodër, Ramir Haderi. Sipas informacioneve, në vend të tij është komanduar Arsen Heto, i cili do të drejtojë përkohësisht institucionin.

Haderi, i konsideruar si një nga njerëzit e afërt dhe bashkëpunëtor i Elisa Spiropalit dhe Benet Becit, mësohet se është pezulluar pas pretendimeve për abuzime në ushtrimin e detyrës, si edhe për shkarkimin e disa inspektorëve të AKU-së.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Ramir Haderi u dhunua me mjete të forta nga persona ende të paidentifikuar në Shkodër. Ai mbeti i plagosur dhe u transportua për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa autorët e ngjarjes vijojnë të jenë në kërkim nga organet ligjzbatuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

VIDEO/ Korreshi denoncon gjendjen e degraduar të rrjetit elektrik: Bilanc lufte, po humbin jetë njerëzish

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin...

Mesfushori i Kombëtares përfundon në tribunë, rrezikon rikthimin te kuqezinjtë

Medon Berisha përfundon sërish në tribunë. Shkak për këtë...

Dinamo përballë Partizanit, Daja: Sfidë speciale, fiton kush gabon më pak

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja, tregoi këndvështrimin e tij...

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...