Pesë ditë zjarr në malin e Tërbunit/ Shkrumbohet mbi 60% e sipërfaqes së tokës, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri

Publikuar me datë:

Prej pesë ditësh, zjarri vijon të përfshijë malin e Tërbunit në Pukë, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqen e pyllëzuar me pisha. Sipas banorëve, mbi 60% e sipërfaqes është shkrumbuar nga flakët, ndërsa situata vijon të mbetet shqetësuese.

Zjarri ka përfshirë pyllin me pisha, ndërsa banorët kanë kërkuar prej datës 6 shtator ndërhyrje nga ajri me helikopter për të ndihmuar në izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të Pukës dhe Vaut të Dejës, të cilat po përpiqen të izolojnë flakët dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Ndërkohë, banorët ngrenë shqetësimin edhe për ndotjen e ajrit. Re të dendura tymi kanë mbuluar Pukën dhe fshatrat përreth, duke vështirësuar situatën për komunitetin e zonës.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në malin e Tërbunit mund të jetë vënë qëllimisht, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për kontrollin e flakëve dhe zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...