Tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit janë përshkallëzuar edhe gjatë protestës së mbajtur sot, më 19 tetor.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë hedhur fishekzjarre drejt godinës së Partisë Socialiste.
Për t’u kundërpërgjigjur, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba manovër.
Forcat policore kanë ndërhyrë gjithashtu me automjete, me synimin për të shoqëruar disa prej protestuesve. Aktualisht, situata në Sheshin Skënderbej vazhdon të jetë e tensionuar.

