Përshkallëzohet situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen në zyrat e Bankers

Publikuar me datë:

Rreth 20 banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë janë ngujuar në zyrat e kompanisë Bankers Petroleum, ku kanë vendosur të qëndrojnë gjatë gjithë natës.

Banorët kërkojnë zgjidhje përfundimtare për problemin e qirave të tokave, duke kërkuar që kompania të marrë një vendim për situatën e krijuar.

Ata kanë deklaruar se do të qëndrojnë në ambientet e Bankers deri në momentin që kompania të marrë vendim për t’i takuar me një përfaqësues, i cili pritet t’u ofrojë një zgjidhje përfundimtare për kërkesat e tyre lidhur me qiratë e tokave.

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë në zyrat e kompanisë, ndërsa presin një përgjigje nga Bankers.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related