Përplasjet te Gjykata e Apelit, arrestohen 5 persona dhe shpallen në kërkim 15 të tjerë

Publikuar me datë:

Pesë persona janë arrestuar dhe 15 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dëmtuan me mjete të forta dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit gjatë një tubimi të zhvilluar sot.

Policia njoftoi gjithashtu sekuestrimin e një sasie të lëndëve piroteknike.

Pas hetimeve të kryera lidhur me incidentin pranë Gjykatës së Apelit, u identifikuan 20 individë të dyshuar për dëmtimin e dyerve dhe dritareve të këtij institucioni me sende të forta.

Prej tyre, u vunë në pranga pesë shtetas: A. P., 37 vjeç; S. R., 32 vjeç; L. D., 20 vjeç; P. P., 24 vjeç, si dhe një i mitur 16-vjeçar.

Gjatë kontrollit, tek 16-vjeçari u gjetën lëndë piroteknike, të cilat u sekuestruan.

Ndërkohë, për 15 personat e tjerë të identifikuar është shpallur kërkimi dhe po vijon puna për kapjen e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Flori Spahija rikthehet kuq e blu!

Flori Spahija rikthehet kuq e blu!Sërish me fanellën...

Megaoperacion në Shkodër! 265 kg kanabis të sekuestruara, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

SHKODËR – Policia e Shkodrës ka finalizuar megaoperacionin antidrogë...