Përplasje Xhaferi-Martini te Vllaznia/ Trajneri refuzon dorëheqjen, rrezikon shkarkimin dhe 100 mijë eurot

Publikuar me datë:

Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi dhe trajneri Edi Martini prej të paktën një jave janë përplasur me njëri -tjetrin në një ngërç që ende nuk ka gjetur zgjidhje.

Pas humbjes të Vllaznisë në Laç javën e kaluar, Presidenti i kuqebluve Xhaferi i kërkoi dorëheqjen teknikut Martini pas rezultateve jo të mira.

Trajneri shkodran refuzoi të dorëhiqej duke i thënë kreut të Vllaznisë se nuk është faji i tij për rezultatet e dobta dhe se nuk ka asnjë arsye përse të largohet.

Debati mes tyre ka vijuar teksa Xhaferi i ka kërkuar të largohet duke i thënë se është e papranueshme që Vllaznia të jetë në fund të renditjes dhe i komunikuar se nëse nuk dorëhiqet mund ta shkarkojë.

Sërish trajneri Martini ka këmbëngukur duke refuzuar dorëheqjen duke i thënë Presidentit Xhaferi se nëse e shkarkon do të duhet që t’i paguaj 100 mijë euro duke qenë se kontrata e teknikut shkodran është për dy sezone me një pagë mujore prej afërsisht 8 mijë euro në muaj.

Po ashtu trajneri Martini i ka shprehur Presidentit Xhaferi se para rinovimit të kontratës me Vllazninë, ka patur ofertë nga ekipi i Prishtinës në Kosovë dhe e ka refuzuar për të qëndruar në Shkodër dhe për të vijuar projektin e tij me kuqeblutë këtu.

Humbja në shtëpi e shkodranëve me Teutën 0-2 e ka thelluar edhe më shumë krizën psikologjike dhe të rezultateve tek Vllaznia por edhe përplasjen mes Presidentit Xhaferi dhe trajnerit Martini.

Ky i fundit ishte i pranishëm në tribunën e tifozëve për shkak të dënimit që ka ende nga Komisioni i Disiplinës i FSHF por mesa duket kjo mund të jetë ndeshja e tij e fundit si trajner i Vllaznisë.

Sipas burimeve tekniku shkodran nëse nuk pranon të dorëhiqet pritet që të shkarkohet dhe Vllaznia të ketë një trajner të ri.

Drejtuesit e Vllaznisë kanë nisur të mendojnë që pas sfidës me Laçin për emrin e ri në pankinën kuqeblu por ende nuk ka emra konkret.

Sezonin e kaluar Vllaznia ishte shumë afër fitimit të titullit kampion por në fund kuqeblutë gabuan në ndeshjet e Final Four duke marrë tri humbje.

Kjo disfatë solli largimin e disa futbollistëve kryesor të shkodranëve duke bërë që Vllaznia këtë sezon të ketë një përbërje tjetër.

Në 5 javë kampionat Vllaznia ka siguruar vetëm dy pikë me dy barazime dhe 3 humbje të pësuara, rezultate që nuk priteshin dhe që janë shumë larg objektivave që klubi ka për këtë sezon.

Nëse Martini do të largohet me dorëheqje ose shkarkim pritet të shihet se kush do jetë zëvendësuesi i tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related