Përplasje në Bruksel: Von der Leyen dhe Kallas në konflikt për të ardhmen e diplomacisë së BE-së

Publikuar me datë:

Përplasja e vazhdueshme mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, duket se ka hyrë në një fazë të re tensioni.

Një dokument që është cituar nga Financial Times dhe i atribuohet qeverisë franceze, tregon se po shqyrtohet mundësia për një reduktim të rëndësishëm të kompetencave të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (SEAE), që përfaqëson “ministrinë e Jashtme” të Bashkimit Evropian.

Ky dokument sugjeron se shumë prej përgjegjësive të SEAE-së, duke përfshirë menaxhimin e mbi 140 delegacioneve diplomatike të BE-së në të gjithë botën, mund të transferohen te Komisioni Evropian dhe te qeveritë kombëtare. Propozimi e klasifikon këtë institucion, që ka një buxhet prej rreth 1 miliard euro, si “jofunksional” përballë sfidave gjeopolitike aktuale.

Megjithatë, shumë analistë e shohin këtë nismë si një tjetër tregues të tensioneve mes selisë së Komisionit Evropian dhe ekipit të Kallas. Një nga mosmarrëveshjet më të fundit përfshin emërimin e kreut të ri të delegacionit të BE-së në Meksikë, një post që ka fituar rëndësi strategjike pas marrëveshjeve tregtare të reja me këtë vend latino-amerikan. Kallas dëshiron të emërojë një përfaqësuese të kabinetit të saj, me kombësi estoneze, në vend të diplomatëve portugezë aktualë.

Kjo propozim ka shkaktuar shqetësime në disa kryeqytete evropiane, sidomos në Francë dhe Itali, si dhe brenda vetë Komisionit Evropian. Tensionet janë reflektuar edhe në mënyrë simbolike: së fundmi, në godinën e SEAE-së, përballë selisë së Komisionit në Bruksel, është vendosur një mbishkrim gjigant me fjalën “Reliable” (“I besueshëm”), që sipas disa burimeve interpretohet si një mesazh indirekt për Von der Leyen.

Pavarësisht kësaj debate, një reformë e tillë konsiderohet e vështirë për t’u realizuar. Së pari, shumë shtete anëtare janë të pavendosura për të mbështetur rritjen e kompetencave të Von der Leyen, e cila shpesh kritikohet për centralizimin e tepruar të pushtetit.

Së dyti, ndryshime të tilla do të kërkonin modifikimin e traktateve evropiane, një proces që kërkon miratimin unanim të të gjitha vendeve anëtare. Së treti, kjo lëvizje mund të shkaktonte tensione me vendet baltike, të cilat janë ndër zërat më të fortë kundër Rusisë dhe mbështetësit kryesorë të Ukrainës, në një kohë kur lufta vazhdon të mbetet një prioritet i rëndësishëm për sigurinë e Bashkimit Evropian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Klit Hoti pas dorëheqjes së Tonin Gjurajt: “Humbje e madhe për Universitetin e Shkodrës”

Këshilltari bashkiak i Shkodrës, Kliti Hoti, ka reaguar pas...

Eduard Shalsi pranon pakënaqësitë e qytetarëve: Mendova t’i bashkohesha protestës

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, ka deklaruar se...

Çfarë pritet të ndodhë nesër? A do të hedhë Rama në shesh “ushtarët” e PS-së?

Ndërsa protesta qytetare kundër qeverisë hyri sot në ditën...