Përplasja mes Ballës dhe dhëndrit të Berishës, Klodiana Lala tregon çfarë ndodhi brenda sallës së gjyqit

Publikuar me datë:

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka treguar detaje nga gjyqi për çështjen “Partizani”, ku pati një përplasje mes Taulant Ballës, dëshmitar dhe kallëzues dhe Jamarbër Malltezit, i pandehur.

“Zoti Balla, ishte dëshmitari i parë i SPAk në çështjen Partizani. Balla ishte i pari në listë sepse është kallëzues, dhe sipas listës që kishte përpiluar, duhet të pyeste personin që ka bërë kallëzimin. Pyetjet e prokurorëve ishin te shkurtra. Balla pretendoi se kishte marrë të dhëna përmes medias dhe kërkesave për inforamcion për privatizimin e ish klubit Partizani. Tha se kishte arritur të siguronte të dhëna që ngrinin dyshime se procedura ishte e parregullt. 

Përplasja me Malltezin, e akuzuan Ballën se ka qenë dëshmitar i rremë, ka përdorur të dhëna të rreme, i humbi kujtesa kur dha shpjegime, pretenduan se ka aksesuar të dhëna të tyre personale. Seanca ka zgjatur 4 orë.

2-3 momente duhen vënë në konsideratë. Balla tha është ditë e mirë për drejtësinë. Kur e pyetëm për kërkesë të SPAK për Ballukun, nuk dha shpjegime. Zoti Balla tha që shpresoj të vij si dëshmitar për 21 janarin, pasi është kallëzues, por kur kalonte topi te socialistët shmangte përgjigjen.

Balla pretendonte se ishte vënë mekanizmi shtetëror në shërbim të Malltezit. Ndërsa Malltezi pretendonte se Balla ka sjellë të dhëna të rreme. 

Mbetet tani për tu parë procesi.

Në thelb kjo ishte seanca. Do të kisha preferuar të ishte vetë zoti Berisha, për të kuptuar kontradiktat e palëve”, deklaroi Lala.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...