Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka reaguar në lidhje me helmimin e 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, duke bërë disa deklarata të rëndësishme.
Salla përpiqet të mbrojë kompaninë, duke sqaruar se analizat e para nuk e lidhin incidentin me ushqimin, por e identifikojnë si një problem të higjienës. Në lidhje me rastin e dytë, ai kërkoi durim, duke theksuar se analizat e reja do të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të kësaj situate dhe masat që duhen marrë për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
Duket se Salla i konsideron studentët e Akademisë si pjesë të eksperimentit.
“Në helmimin e parë nuk rezultoi helmim nga ushqimet, por problematika lidhej me higjienën. Do të presim rezultatet e analizave që pritet të dalin sot për të përcaktuar shkakun e këtij rasti dhe për të identifikuar problematikën që duhet parandaluar përmes Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, tha ai.
“Urojmë që kësaj radhe AKU, i drejtuar nga Blerina Gjylameti dhe institucionet në varësi të Sallës, të arrijnë të gjejnë shkakun e vërtetë dhe të mos kemi raste të treta, të katërta e me radhë, sepse bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe jo numrash rendorë”, tha Salla.

