Përfundoi në qeli bashkë me foshnjën e saj 4-muajshe pas dënimit për mashtrim, GJKKO liron Greta Gjocin

Publikuar me datë:

Greta Gjoci, gruaja e cila dje u fut në qeli bashkë me foshnjën e saj vetëm 4 muajshe është liruar sot nga GJKKO. Vendimi u dha sot nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Gjoci është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se mashtronte shtetas italianë përmes Call Center-ave.

Ajo u dërgua në burgun e Pojskës, në Korçë, së bashku me foshnjën. Nëna dhe fëmija u vendosën në seksionin e posaçëm të institucionit të vuajtjes së dënimit, ku ndodhej edhe çerdhja. Sakaq, sqarohet se Gjoci do të rikthet në burg pas 1 viti.

Greta Gjoci është një nga gjashtë gratë e dënuara si pjesë e grupit të Bruno Çobos. Pesë prej tyre i janë drejtuar GJKKO-së me kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, duke iu referuar fëmijëve të mitur dhe rrethanave familjare.

Ndërkohë, katër gra që kanë fëmijë ndodhen tashmë në burgun e Pojskës. Mbrojtja e Greta Gjocit e ka depozituar kërkesën më 5 tetor, në të njëjtën ditë kur Apeli i GJKKO-së la në fuqi dënimet me rreth 110 vite burg për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, mbrojtja ka vënë në dijeni edhe SPAK-un dhe prokurorin e çështjes, Ened Nakuçi, i cili ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit. Tashmë pritet vendimi i GJKKO-së për kërkesën e Gjocit, ndërsa çështja lidhet me ekzekutimin e dënimit dhe situatën familjare të të dënuarës, e cila ndodhet me foshnjën e saj 3-muajshe në institucionin e vuajtjes së dënimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...