Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët

Publikuar me datë:

Kati i parë i një pallati në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri duke rrezikuar jetën e banorëve.

Ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në një pallat në lagjen “Kodra e shtufit”. Flakët janë shfaqur në apartamentin e katit të parë ndërsa tymi dhe bloza kanë mbuluar pallatin duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët.

Ndërhyrja në kohë e Shërbimit Zjarrfikës parandaloi përhapjen e zjarrit në katet e tjera të pallatit. Si shkak i zjarrit janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak i zjarrit kanë qenë punimet me saldim elektrik që po kryheshin në godinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Veliaj kundërshton transferimin në burgun e Fierit: Është politik, përbën rrëmbim policor

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas transferimit...

‘Pse na mësoni të ikim!’ Studentët rikthehen tek MAS, grafite në mur

Studentët janë rikthyer para minsitrisë së Arsimit ku po...

Humbi zgjedhjet presidenciale në Brazil, Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA pas largimit nga vendi

Senatori brazilian Flavio Bolsonaro mbërriti në Miami të mërkurën,...