Zjarri i rënë prej mbrëmjes së të premtes në Malin e Shëngjinit, pranë lagjes “Sakë”, vijon të jetë aktiv, por me intensitet më të ulët.
Ndërkohë, edhe tre vatrat të tjera zjarri janë ndezur në Zadrimë, Balldren dhe Pllanë.
Në Zadrimë dhe Balldren zjarri i rënë ka përfshirë sipërfaqe bujqësore, por është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse. Gjë e cila ka parandaluar përhapjen e tyre drejt zonave të tjera.
Ndërsa në Pllanë, situata është më e ndërlikuar dhe problematike, pasi flakët kanë përfshirë një zonë pyjore. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tyre, pasi rreth saj ka edhe banesa.

