Pas presionit nga policia, Capital T sërish në krah të studentëve: Më dhemb zemra kur e shoh Shqipërinë në atë gjendje! S’më ndalon asgjë që të reagoj

Publikuar me datë:

Reperi i njohur Capital T ka reaguar përmes një videomesazhi, duke shprehur mbështetjen e tij për protestat studentore në Shqipëri.

Reagimi i artistit vjen pak ditë pasi ai pati një bisedë telefonike me një efektiv policie nga Shqipëria, i cili i kërkoi të paraqitej pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara.

Capital T thekson se pamjet e dhunës dhe situata e krijuar nuk mund të kalohen në heshtje, duke nënvizuar se mirëqenia e popullit të tij është mbi çdo angazhim profesional.

Artisti shprehet se është thellësisht i prekur nga zhvillimet dhe se nuk mund të vazhdojë aktivitetin e tij muzikor sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

“Qysh po mendojnë që me i pa ato skena të ndodhura dhe të mos reagoj. Normal që kam me reagu dhe absolutisht jam në suport të studentëve dhe njerëzve të mi për çdo kauzë që ka të bëjë me të drejtat e tyre. Na dhemb zemra ta shikojmë Shqipërinë në këtë lloj gjendje dhe njerëzit e mi që mua më kanë përkrahur e ma kanë dhënë këtë dashuri.

Nuk kam kurrfarë llogarie të bërë kur vjen puna për këta njerëz, nuk ekziston asgjë më e madhe sesa mirëqenia e popullit tim. S’mund as me bo muzikë, as me publiku këngë, as me bo koncerte derisa unë shoh ato skena dhe normal që do reagoj. Nuk ka kurrgjë që mundet me më nda”, shprehet Capital T.

Në mesazhin e tij, këngëtari shpreh gjithashtu shpresën që kërkesat e studentëve të dëgjohen dhe që dhuna të marrë fund. Ai thekson se mbështetja e tij nuk lidhet me kërkimin e vëmendjes publike apo me pritjen e falënderimeve, por me bindjen se duhet reaguar përballë padrejtësive.

“Uroj që zëri i studentëve do të dëgjohet, uroj që të ndërpritet kjo dhunë e shkatërrim dhe dijeni që mua më keni përkrah. Unë e kam treguar në shumë etapa dhe nuk dua falënderim dhe as protagonizëm. Unë jam thjesht një prej jush dhe për këto gjëra do të jem aty, për çdo padrejtësi”, përfundon reperi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Një viktimë nga virusi Shamonda në Francë, OBSH qetëson: Nuk pritet përhapje e gjerë

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk pret një përhapje të...

Studimi i ri për vaksinën e personalizuar kundër kancerit: Rreziku i vdekjes ulet me 42%

Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, në kombinim me...

Francë/ Hapi zjarr nga makina duke vrarë 1 person dhe plagosur 5 të tjerë, Macron: Sulm terrorist racist

Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri të ndodhur në Trappes dhe La Verrière, në jugperëndim të Parisit. Viktimat përfshijnë edhe një vajzë 12-vjeçare, ndërsa tre nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë. Autori i dyshuar është arrestuar dhe hetimi është marrë në dorë nga […]