Pas pezullimit të shefit të Komisariatit, Gentian Berberi përballet me testin e radhës: Zbulohen 6 mijë rrënjë kanabis në Dajç

Publikuar me datë:

Rreth 6 mijë rrënjë Cannabis Sativa janë zbuluar në një parcelë në zonën e Dajçit, në Shkodër. Forcat e Policisë ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Ky operacion antikanabis vjen vetëm dy ditë pas zbulimit të një tjetër parcele me rreth 7 mijë rrënjë kanabis në Reç të Velipojës, operacion që solli pezullimin e shefit të Komisariatit të Shkodrës.

Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk mori masë ndaj drejtorit vendor të Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi. Mbetet për t’u parë nëse zbulimi i kësaj parcele të dytë do të sjellë zhvillime të reja dhe përgjegjësi të tjera brenda strukturave të policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zgjohet nga koma legjenda e muzikës pas një muaji

Ka lajme pozitive lidhur me gjendjen shëndetësore të këngëtares...

E tmerrshme! Fëmija gjen gjarpër me zile brenda një kopshti në Kaliforni

Një situatë alarmante ndodhi në një çerdhe në lagjen...