Pas 12 vitesh te Vllaznia, Ardit Krymi firmos me Tiranën

Publikuar me datë:

Pas një periudhe 12-vjeçare me Vllazninë, Ardit Krymi ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u bërë zyrtarisht pjesë e Tiranës.

Klubi bardheblu e ka bërë të ditur këtë afrimin e mesfushorit 29-vjeçar përmes një postimi në rrjetet sociale:

“Mirë se erdhe, Ardit Krymi! KF Tirana njofton afrimin e Ardit Krymit, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri. Mesfushori 29-vjeçar nis një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën e KF Tiranës. Mirë se erdhe në familjen bardh e blu!”

Krymi, një nga lojtarët më të njohur dhe simbolikë të Vllaznisë, kaloi 12 sezone aty, gjatë të cilave mbajti edhe shiritin e kapitenit. Tani, ai do të vazhdojë aventurën e tij me Tiranën, një nga rivalët tradicionalë të skuadrës kuqeblu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related