Organizata terroriste serbe kërcënon me jetë Albin Kurtin

Publikuar me datë:

Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas mediave rajonale, në mesazhin e publikuar nga kjo organizatë, thuhet: “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

“Severna Brigada” është përmendur edhe më herët në raste të incidenteve dhe kërcënimeve me prapavijë ekstremiste në veri të Kosovës, ndërsa mesazhi i fundit konsiderohet si përshkallëzim i retorikës kërcënuese ndaj institucioneve të Kosovës.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga institucionet e sigurisë lidhur me këtë mesazh.

Qeveria e Kosovës me një vendim e shpalli organizatë terroriste “Severna Brigada” në qershor 2023.

Bashkë me “Severna Brigada”, organizatë terroriste u shpall edhe “Civilna Zaštita” (“Mbrojtja Civile”).

Kurti atëherë deklaroi se këto grupe paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksidentohet urbani i Unazës në Tiranë, disa persona të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte...

Meta në GJKKO: “Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese, jam i revoltuar”

Ish-presidenti Ilir Meta ka dëshmuar gjatë seancës në Gjykatën...

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

Kompania Salillari e biznesmenit pëllumb Salillari është shpallur fituesja...

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. SPAK i komunikon akuzën

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash....