Operacion në doganën e Durrësit, bllokohen 50 mijë euro të padeklaruara

Publikuar me datë:

Një operacion i përbashkët i Administratës Doganore dhe Policisë Kufitare në Portin e Durrësit ka çuar në bllokimin e rreth 50 mijë eurove të padeklaruara, të gjetura gjatë kontrolleve në hyrje të vijës së dytë të mjeteve të rënda.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë verifikimeve të ushtruara në një mjet tip bizarkë, autoritetet konstatuan një çantë me para cash në prerje të ndryshme, të cilat nuk ishin deklaruar në përputhje me detyrimet ligjore në fuqi.

Pas evidentimit të rastit, shuma monetare, drejtuesi i mjetit dhe vetë mjeti u bllokuan, ndërsa materialet procedurale iu referuan strukturave hetimore pranë Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës për veprime të mëtejshme.

Autoritetet doganore bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet, në kuadër të forcimit të masave kundër shkeljeve doganore dhe financiare, si dhe për garantimin e zbatimit të legjislacionit në pikat kufitare.

Administrata Doganore theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet një element kyç në luftën kundër aktiviteteve të paligjshme dhe në rritjen e sigurisë në kufijtë e vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

Analisti i njohur Fatos Lubonja, ka bërë një analizë...

OBSH kërkon 518 milionë dollarë për të frenuar shpërthimin e Ebolës

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Africa CDC nisën të...

Aksident me vdekje në autostradën Vlorë-Fier

Një person ka humbur jetën si pasojë e një...

Botërori 2027 për vajza/ Shqipëria merr një pikë të merituar në transfertën ndaj Çekisë

Kombëtarja e vajzave siguroi një barazim të rëndësishëm 1-1...