Operacion antidrogë në Korçë, arrestohet 1 person, plagosen 2 policë

Publikuar me datë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka zhvilluar ditën e djeshme, 26 maj, një operacion antidrogë në fshatin Lumalas, ku sipas informacioneve paraprake është vënë në pranga një person i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Burime bëjnë me dije se gjatë kontrollit në ambientet e një lokali në këtë fshat, policia ka gjetur më shumë se 12 doza lënde narkotike të dyshuara kokainë. Sipas të njëjtave burime, të arrestuarit iu gjet edhe një sasi tjetër në trup, ndërsa dyshohet se lokali përdorej për shitjen e drogës.

Ndërkohë, gjatë zhvillimit të operacionit është regjistruar edhe një aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të po të njëjtit fshat.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa mësohet se në aksident janë përfshirë edhe efektivë policie që ndodheshin në krye të detyrës për operacionin antidrogë.

Si pasojë e përplasjes, një prej efektivëve ka mbetur i dëmtuar në këmbë dhe është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga aksidenti raportohet gjithashtu për dëme të shumta materiale, ndërsa i plagosuri tjetër është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia zhgënjen në Vorë, mbyll fazën e parë me humbje

Vllaznia nuk ia del të marrë pikë në transfertë, duke u mposhtur 2-1 nga Vora në ndeshjen e fundit të fazës së parë. Vendasit kaluan në avantazh me Kasharin në minutën e 16-të, ndërsa Daka vulosi fitoren në të 85-ën. Goli i Balajt nga penalltia ngushtoi diferencën, por shkodranët nuk arritën të shmangnin disfatën. Me […]

Veliaj kundërshton transferimin në burgun e Fierit: Është politik, përbën rrëmbim policor

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas transferimit...