Onid Bejleri apel shkodranëve: Protestoni paqësisht, mos dëmtoni bizneset dhe ekonominë e qytetit

Publikuar me datë:

Deputeti Onid Bejleri u ka bërë thirrje qytetarëve të Shkodrës që protestat të zhvillohen paqësisht, duke shmangur dhunën dhe dëmtimin e bizneseve.

“Shkodra nuk duhet të paguajë çmimin e dhunës!”, shprehet Bejleri, duke theksuar se pakënaqësia dhe e drejta për të protestuar nuk duhet të përkthehen në dëme për ekonominë lokale dhe qytetarët.

Sipas deputetit, zhvillimi ekonomik i Shkodrës gjatë viteve të fundit nuk duhet të vihet në rrezik nga aktet e dhunës dhe vandalizmit.

Bejleri ka apeluar gjithashtu që të miturit të mos përfshihen në veprime të tilla, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe mbrojtje për fëmijët gjatë protestave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related