Ofroi 50 mijë euro garanci në këmbim të lirisë, Apeli i GJKKO lë në burg Metën

Publikuar me datë:

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Saida Dollani, e cila shqyrtoi ankimin e paraqitur nga Meta kundër vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Meta kishte kërkuar zëvendësimin e masës së arrestit në burg me një masë më të lehtë, si arrest në shtëpi, garanci pasurore, detyrim për t’u paraqitur në polici, ose ndalim të daljes jashtë shtetit.

Gjykata e Apelit vendosi të mos pranojë ankimin, duke lënë në fuqi vendimin nr. 242, datë 24 mars 2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Në vendim theksohet se palët do të njoftohen zyrtarisht dhe se ndaj këtij vendimi Meta ka të drejtë të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ilir Meta mbahet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontratën lobuese të LSI-së në Shtetet e Bashkuara, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...