“Njerëzit në Shqipëri s’blejnë dot as ilaçet, është çmenduri!”/ Aktivistet shqiptare në SHBA: Kjo revoltë buron nga dhimbja e 35 viteve, diaspora u bashkua

Publikuar me datë:

Zëri i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka jehuar fuqishëm në mbështetje të protestave masive që po zhvillohen në Shqipëri. Aktivistet Iris Borakaj nga Bostoni dhe Julia Bubjaku kanë rrëfyer për News24 revoltën dhe motivin që i bëri shqiptarët e Amerikës të organizohen përmes rrjeteve sociale për të mbështetur bashkëatdhetarët e tyre.

Iris Borakaj, e rritur në SHBA, tregoi se ndonëse larg, syri dhe mendja e saj kanë qenë gjithmonë te zhvillimet në atdhe, ku protestat e fundit i kanë ndezur një shpresë të madhe.

“Unë jam rritur në SHBA dhe kur shikoja protestat në Shqipëri ndjeja një trishtim, por edhe shpresë. ‘Ndoshta kjo është dita që populli do të ngrihet’, mendova. Për këtë jam shumë krenare. Jemi bashkuar të gjithë shqiptarët këtu përmes rrjeteve sociale. Jemi disa shqiptarë në Boston që morëm këtë vendim, që edhe ne këtu të ngrihemi dhe të bashkohemi. Këtu ka shumë shqiptarë dhe jam shumë krenare se kemi shumë suport nga shqiptarët që ndjejnë të njëjtën gjë”, u shpreh Borakaj.

Nga ana tjetër, aktivistja Julia Bubjaku e vuri theksin te dhimbja dhe vështirësitë ekonomike që po kalojnë qytetarët në Shqipëri, duke i cilësuar reagimet e tyre si një revoltë që buron nga mbijetesa.

“Ky zë është nga dhimbja. Shqiptarët janë bërë bashkë për shqiptarët dhe nuk ka gjë më frymëzuese se kjo. Janë bërë bashkë për të rinjtë, që të ndërtojnë ëndrrat e tyre në Shqipëri dhe të mos largohen. Unë vetë u largova për një jetë më të mirë, për ato gjëra që nuk i gjenim dot në Shqipëri. Ndërsa sot, njerëzit në Shqipëri nuk blejnë dot as ushqimet apo ilaçet. Është një çmenduri!”, deklaroi Bubjaku.

Ajo hodhi poshtë çdo tentativë për të zbehur apo politizuar frymën e këtyre tubimeve, duke nënvizuar se gjendja ka arritur kulmin.

“Të thuash se kjo nuk është protestë e vërtetë… nuk më besohet se mund të ketë një njeri që ta shohë këtë dhe të mendojë se nuk buron thjesht nga dhimbja e 35 viteve shtypje”, përfundoi aktivistja nga SHBA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nga dashuria te puna/ Horoskopi për sot, 14 shtator 2026

Dashi Mos u nxito shumë në veprimet e tua, por...

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]