Nisin sot regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, ja kur është afati i fundit

Publikuar me datë:

Nga sot, më 6 korrik, kanë nisur regjistrimet online për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta.

Sipas njoftimit zyrtar, sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 31 korrik, duke u dhënë mundësi prindërve të kryejnë regjistrimin e fëmijëve të tyre brenda afatit të përcaktuar.

Procesi i regjistrimit do të realizohet tërësisht online përmes platformës e-albania, ndërsa mbetet për tu parë nëse kjo e fundit do të funksionojë pasi muajt e fundit ka qënë e paaksesueshme për shumë individë dhe biznese.

“Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 6 korrik në #eAlbania dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 korrik, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre brenda këtyre afateve.

Regjistrimi në klasën e parë https://e-albania.al/ServiceDetails/10117

Regjistrimi në klasën e dhjetë https://e-albania.al/ServiceDetails/10058 “,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Shkodra ka plot dashuri”, humori dhe muzika rikthehen në skenën e “Migjenit”

Dashuria për Shkodrën vjen në skenën e Teatrit “Migjeni”...

Pse nuk shkoi te Chelsea? Xhaka tregon arsyen e qëndrimit te Sunderland

Granit Xhaka ka zbuluar arsyen që e shtyu të...

Rruga e Arbrit/ Përplasen dy automjete, raportohet për dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Arbrit,...