Nga zjarret tek uraganet, ja cilat janë vendet më të të prekura nga fenomeni “El Niño”

Publikuar me datë:

Shkencëtarët amerikanë kanë konfirmuar se fenomeni klimatik i njohur si “El Niño” ka filluar zyrtarisht, duke paralajmëruar se bota mund të përballet me temperatura rekord dhe ngjarje të jashtëzakonshme të motit në vitet e ardhshme.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) ka njoftuar se kushtet e El Niño janë tashmë të pranishme në Oqeanin Paqësor tropikal, ku temperaturat e sipërfaqes së detit kanë pësuar një rritje të konsiderueshme në muajt e fundit. Ekspertët janë të mendimit se kjo ndodhi mund të evoluojë në një “super El Niño”, e cila do të renditej ndër fenomenet më të fuqishme që janë regjistruar ndonjëherë.

Shkencëtarët theksojnë se, në kombinim me ngrohjen globale të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor, fenomeni “El Niño” mund ta çojë temperaturën mesatare globale në nivele rekord, me ndikimet më të theksuara që pritet të ndihen deri në vitin 2027. Kjo situatë do të shkaktojë thatësira, përmbytje, valë të nxehti dhe pasojë të rëndësishme për prodhimin e ushqimeve si dhe për ekonominë globale.

NOAA njoftoi se temperaturat e sipërfaqes në Paqësorin qendror dhe lindor kanë tejkaluar nivelin prej 0.5 gradë Celsius mbi mesataren, i cili është standardi për shpalljen zyrtare të një episode “El Niño”. Po ashtu, ndryshimet e vërejtura në erërat mbi Paqësorin ekuatorial tregojnë se atmosfera ka filluar të reagojë ndaj ngrohjes së oqeanit, duke e konfirmuar forcimin e këtij fenomeni klimatik.

“El Niño” pritet të shkaktojë përmbytje në veriun e Perusë dhe jugun e Ekuadorit, si dhe të ndikojë në disa rajone të Afrikës Lindore, Azisë Qendrore dhe jugut të Shteteve të Bashkuara.

Në të njëjtën kohë, rreziku i thatësirës dhe zjarreve në pyje pritet të rritet në pjesët më të mëdha të Australisë, Indonezisë dhe veri të Amerikës së Jugut, duke goditur rëndë sektorin e bujqësisë dhe rezervat globale të ushqimit.

Sa i përket uraganeve në Atlantik, parashikuesit presin një sezon më pak aktiv se sa zakonisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Erdogan sulmon sërish Netanyahun: Fati i tij do të jetë i njëjtë me atë të tiranëve të tjerë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka ashpërsuar tonet...

Përplasje në Bruksel: Von der Leyen dhe Kallas në konflikt për të ardhmen e diplomacisë së BE-së

Përplasja e vazhdueshme mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula...

Corriere Della Sera: Vila e dyshuar si ryshfet për Ballukun ishte në emër të Igli Tares

Igli Tare është nën hetim në Shqipëri për pastrim...