‘Nga shtëpia lëviz vetëm me arkivol…’/ Banorja e Durrësit: Pronën time duan t’ia japin ish drejtorit

Publikuar me datë:

73-vjeçarja Marieta Kazazi, banore e qytetit të Durrësit ka lëshuar akuza të rënda ndaj autoriteteve vendore dhe qendrore për planin e  projektit TID për shembjen e banesës së saj dhe 17 të tjerave në lagjen ku ajo jeton.

E ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv përmes një lidhje live, e moshuara tha se nuk do të lëvizë nga prona e saj, ndërsa theksoi se e gjithë nisma është një skemë selektive për t’i hapur rrugë interesave të një ish-drejtori dhe biznesmeni të njohur në qytet.

Sipas banores, projekti i bashkisë parashikon kthimin e zonës në lulishte, por ajo pretendon se ky është vetëm një pretekst. “Kjo është selektive, sepse në oborrin tim është një shtëpi që është shitur katër herë, dhe katër herë e ka blerë i njëjti person, Kovaçi”, deklaroi ajo, duke akuzuar se largimi i saj do të lironte hapësirën dhe do t’i shërbente pronës së fqinjit të saj, ish-drejtorit të Ujësjellësit të Durrësit, Spartak Kovaçi.

E moshuara rrëfen me lot në sy se shtëpia, një trashëgimi familjare më shumë se 100-vjeçare, është ndërtuar me “djersën e ballit” dhe se vendimi për shembjen i ka shkaktuar një stres të papërballueshëm.

“Në vend që të jetoja e qetë në këtë moshë, më kanë futur në një situatë të tmerrshme. Pse duhet ta humbas jetën time unë për padrejtësitë e tyre?”, shprehet ajo, duke shtuar se nuk do të largohet kurrsesi nga banesa.

 “Unë jetën time do ta shuaj këtu, që të mbahem mend në histori për padrejtësinë që po bën shteti”.

Ajo i bëri thirrje kryetares së bashkisë së Durrësit që të tërhiqet nga plani i shembjes dhe të fokusohet në restaurimin e banesave historike, siç parashikonte edhe plani fillestar i projektit të TID-it për zonën, i cili fliste për “restaurim dhe rikualifikim”, jo shembje.

Pavarësisht gjithçkaje, ajo paralajmëron se nuk do të ketë asnjë kompromis. “Unë nga shtëpia nuk lëviz. E di si do të lëviz? Me arkivol, kur të plas. Dhe kam për ta bërë. Vendin do ta lëshoj vetëm me gjak. Të betohem,” përfundon ajo, duke shprehur vendosmërinë e saj ekstreme për të mbrojtur pronën dhe dinjitetin e saj.

Nuk ka transparencë fare. Si mund të më heqim mua edhe 18 familje ke lagja jonë pa asnjë lloj kuptimi? Që ti e di, hedh projektin dhe fitimin e ka bashkia. Shtëpia ime është bërë, se unë e kam unë në qendër, Flavio. Jam me një lulishte, me një bahçe shumë të bukur, që është e imja, që e kam bërë me djersën e ballit, me dokumente. E të ma bësh ti mua, hajde ik ti thotë se do bëj lulishte. Kur Durrësi i pati lulishtet? I pati gjelbërimet, tash i betonizuan. E pse duhet shtëpia ime pikërisht tani, që të bëhet lulishte? Në çfarë vend të botës është dëgjuar t’i hiqet shtëpia e të bëhet lulishte nga bashkia? Kjo është thjesht nga lart. Se kryeministri i vendit i ka vënë syrin. Unë e kam thënë vetë te. Ai që vjen natën në Durrës. Po kjo është selektive, sepse në oborr tim është një shtëpi që është shit katër herë. E katër herë e ka blerë filani, që e thashë me emër, Kovaçi.

Tani unë po hiqem vetëm prej atij. Se ai do një oborr të bukur siç e kam bërë unë, me këto shpatulla, me këto krahë. Ekam bërë me djersën e ballit. Unë vërtetë kam punuar gjithë jetën, po jam, kam tre vajza, shtatë nipër e mbesa, i kam bërë lekët gjak, o biri i nënës. Më shumë kemi ndenjur në ato vite pa bukë, e s’e me bukë. Edhe tani në këtë moshë, 73 vjeç, në vend që të jetoja e qetë, më kanë futur një stres të paparë. Pse do ta humb veten, jetën time unë, për këto padrejtësira që bëjnë këto? Mua më ka dalë 470.000 lekë nga bashkia e vjetra, 47 milionë të vjetra shtëpia, me tokë. Kurse mua, eksperti i shtetit ma ka nxjerrë 420.000 euro. Po dhjetë fish më pak. Me këto po tallen, me këtë popull. Se çfarë kujtojnë këto? Po ne po na bën taleban ky mor burri i dheut. Po na përzë nga Shqipëria. Ne s’jemi talebanë, ne jemi shqiptarë, ne duam të vdesim në Shqipëri. Po ky po i largon me këto. Çfarë bëhet kështu mor biri i nënës? Është padrejtësi. F

Unë e kam truall 64 metra katrorë. Ndërtimin e kam 53, banesës. Kam dyqanin, që kam 20 vjet, dhomën e kalamajve që janë rritur, është bërë dyqan. Kam 20 vjet që i paguaj taksa bashkisë. Këto, këtë nuk e njohin. Njohin vetëm shtëpinë. Metrin katror. Tani, që të më marrësh shtëpinë ti 64 metra katrorë e të ma japësh ti mua me kaq pak lekë, foli kryeministri që unë nuk isha se nuk më lejuan, tha një person për familje, dhe vajti vajza. Mos u shqetësohesha unë se unë jam dhe e sëmurë, me diabet, e tamam do të shkoj unë. Shko. Po ky e tha një frazë që do ta bëjë nga 170.000 lekë, lekë të vjetra metri katror që na e ka llogaritur ne, po e bën 1500 euro. Po pse qendra, 1500 euro? Këto i shesin nga 4000, nga 5000 mor Flavio. Mua më ka dalë ekspertiza 420.000 euro. Si ta lë shtëpinë unë? Unë për vete e kam e kam vendosur dhe më është rrënjosur, që unë jetën time do ta shuaj që të mbahem mend në histori për padrejtësinë që po bën shteti, kryeministri, bashkia dhe ai i TID-it, që s’ka për të gjetur një sekondë dhe një minutë paqe, se unë ju kam lënë Zotin që është lart. Unë me forcat e mia do ta çoj deri në fund.

Nuk është e mirë për këtë që po bëhet, se këto duan qendrat, po bëjnë pallate, po bëjnë hotele. Edhe mbledhja kur është bërë, gjoja se është lajmëruar, ne nuk dimë gjë mor bir, janë marrë vetëm nja tre-katër veta të hoteleve të mëdha këtu në qendër. Ne s’dimë gjë populli, që ishte bërë plani. Ne kur na erdhi letra e morëm vesh. Dhe jemi shumë të shokuar për këtë që po bëhet, se ty po e prish 18 shtëpi, as në kala, as në arkeologji nuk jemi. Këto po prishen thjesht edhe nuk kemi projekt se çfarë mund të bëhet. Po isha lënë pulla të bardha. Ke unë, ka vënë dy stola edhe park lulishte. Domethënë, të lirohet shtëpia e Kovaçit, t’i bëhet lulishte këtu ku jam unë, edhe unë të iki me 47 milionë të vjetra.

Spartak Kovaçi ka qenë drejtor i Ujësjellësit, që është hequr nga puna, e ke marrë Vangjushin te Balluku, në Tiranë, se janë të vetët, edhe e ka bërë në emër të Petrit Kovaçit dhe Merita Kovaçit. Baba dhe mama Kovaçit. Është shtëpia që është shitur katër herë, kjo shtëpi. Këto ke 18 shtëpitë tona, që s’ka lidhje fare me kala, me arkeologji, ne kemi rezistencë. Edhe deri në fund, sepse unë nuk bëj pazar me shtëpinë. Shtëpia është jeta, jemi me dokumente. Nuk jemi as për mëshirë, as për gjë. Këto të na lënë në rehat në shtëpitë tona. Ore, ka dalë ligji, kur erdhi nga TID-i, restaurim, rikualifikim. Pse doli shembje tani? Se e do shtëpia e Spartak Kovaçit, që do lëshojë lulishte. Ku është restaurimi? Këto janë shtëpi të vjetra, 100 e ca vjeçare, të vijnë t’i restaurojnë, t’i rregullojnë. Do me e bërë pallat, e bëj.

Po unë nuk lëviz nga vendi. Se unë jam me dokumente, edhe me VKM i kam. Se ky ta jep me VKM e ta merr me VKM. Ky po bën historira. Ky është princ Vidi, ky Shqipërinë e ka të vetën, na quan talebanë. Jemi shqiptarë, jemi durrsakë dhe nuk dorëzohemi. Ta dijë mirë Rama e kryetarja e bashkisë e të gjithë që sulmojnë për këtë vend. Vendin do ta lëshoj vetëm me gjak.. Keq më vjen për moshën, që do lë fëmijë e nipër e mbesa, po unë do jem që do ta bëj, se më është mbushur mendja. Se s’ka drejtësi me djersën e ballit, me gjakun, edhe të vish puna të injoron, kur të thotë 47 milionë. Më gjen një banjo mua, kryetarja e bashkisë 47 milionë, se aq po shkojnë banjot. Po ç’është kështu more? Kjo është padrejtësi që po na bëhet more. Ai TID-i t’i thërrasë mendjes, të vijë ta restaurojë, ta rregullojë tamam, siç ka qenë plani, jo për shembje. I bëj thirrje kryetares së bashkisë. Ka prindër, ka fëmijë, ka familje. Mos u urrehet nga njerëzit, se po urrehet në mënyrë skandaloze. Unë nga shtëpia nuk lëviz. E di si do lëviz? Majta e arkivolit, kur të plas unë. Edhe kam për ta bërë.

Po e dinë ato pisllëkun dhe hajdutllëkun. Ore, ne na quajti kryeministri talebanë. Jo, këto, këto janë fëmijët e tyre. Mazniku. Drejton Mazniku Durrësin. Mazniku Tiranën. Erdhi me na dhënë mend në Durrës, Mazniku. Këto janë gjithë hajdutë mor bir. Këta janë të pabesë të gjithë mor bir. Ky shtet është shtet vandal që po i bën këtij populli. Po i përzë. Ikni! Po ikin njerëzit çdo ditë. Ne po na përzë në mënyra të tilla. Ik ti thotë, se e dua unë. Kush je ti more? Kush je ti more? Janë njerëz pa dinjitet. Po na shqetësojnë në këtë moshë. Zoti është i madh, t’i marrtë hakun. Unë çfarë të them, unë jam shumë e shqetësuar.

Janë të pasigurt. Se ke vila, ke depoja e ujit, kudo gjithandej, këto po hapen. Duan të bëjnë vila të vogla ke vila. Do shemben gjithë ato shtëpi. E çfarë do bëhet këtu re? Ky do e shembjen e ky do bëjë hotele, ky do bëjë luks. Ky do ja japë atyre që kanë lekë, që të bëjnë vila, do vila. Ky nuk do shtëpitë e vjetra durrsake. Kam qenë në Greqi, në Itali, i kam parë shtëpitë e vogla, të restauruara, të bukura. Unë kam dyqanin të bukur si yll atje, që kënaqen turistët kur e shohin. Gjë e bukur, gjë e vogël, e rregullt. Unë jam rrugë të parë, unë jam në rregull. Pse pikërisht shtëpia, fqinja ime? Domethënë, unë prishem për Kovaçin, se i do këtë lulishten kaq të bukur që unë kam këtu. Unë e kam perlë vendin. Vërtetë jam e varfër, po re zemër jam shumë e madhe. Edhe nuk të fal kurrë djersën edhe gjakun e fëmijëve, nipër e mbesa.

Është trashëgimi, gjyshi, stërgjyshi i burrit. Biri im ka qenë 100 e ca vjeç. 100 e ca vjeç këtu. E kuptoj.. Kaq vite, 54 vite u bëra unë këtu 54. Unë kam vajzën 50 vjeç. Mendo sa vite, ka burim, që ka lindur e shëtit këtu. Po jo këtu. Ore jam me dokumente. Hajt se kam dokumentat, hajt se jam me tokë, me tapi, hajt se jam me të gjitha. Arsyeja pse? Domethënë, hiqem se jam në vendin perlë të Durrësit. Vërtetë unë s’e kam shtëpinë moderne, po kam biznesin, kam shtëpinë, kam bukurinë, kënaqësinë. S’po na lënë të vdesim rehat ore, po na fusin siklet, stres. Unë s’po fle natën mor Flavio, prej këtij shqetësimi mor bir. Si ka të drejtë të më heqësh mua se do ti? Nuk e diskutoj fare. Mori fund fjala e shqiptarit.

Një mesazh të fundit i jap bashkisë, kryetares së bashkisë, edhe kryeministrit që vjen në bashki dhe ju urdhëron, bëre filmin këtu thotë, siç e ka tipin ai me filma, me dhunë. I bëj thirrje kryetares së bashkisë. E dashur zonjë, je në Durrës. Rri e qetë, puno tamam si duhet, ktheja fjalën kryeministrit, këto shtëpia mos i prish, se je gjithë jetën si e qetë. Se mallkimet dalin nga shpirti, nga xhani. Të bëj një thirrje, të restaurohen shtëpitë e lagjes tonë. Nuk jemi në arkeologji. Këtë ja kërkoj kryetares, ta kërkoj me insistim. Po e dimë që nuk ka, nuk ka forca dhe ka frikë të gjatin. Të gjatin e ka frikë ç’të gjithë. Unë s’e kam frikë, fare. Për mua, që na ka bërë talebanë, unë s’e kam frikë fare. Taleban është vetë ai. Ne jemi qytetarë, durrsakë, me djersën e ballit, ky nuk do njerëz të ndershëm. Prandaj i thirri kryetares së bashkisë, bëje këtë, ktheje restaurim, rikualifikim, do ta dimë për ne se buzët do t’i bëjnë durrsakët e vjetër, në qoftë se ti arrin edhe e bën këtë. Aman në qoftë se ti e shemb edhe na hedh në rruga, ka një Zot lart. Kjo është thirrja e fundit që unë si nënë i bëj kryetares së bashkisë. Me shpirt dhe me zemër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

Rreth dy javë para zgjedhjeve parlamentare, Qeveria në detyrë...

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

Gazetari Artin Halili zbuloi të tjera detaje rreth profilit...