Nga Policia, te SHISH e Garda/ “Mos ngrini dorë ndaj nesh!”, deklarata e fortë e studentëve drejtuar institucioneve: Jo dhunë me urdhra!

Publikuar me datë:

Pas apelit që bëri Policia e Shtetit, vjen kundërpërgjigja nga studentët që protestojnë para Ministrisë së Arsimit. Në një deklaratë publike drejtuar Policisë, SHISH-it, Gardës së Republikës, dhe strukturave të Sigurisë, studentët kërkojnë që këto struktura mos të zbatojnë urdhrat për të ushtruar dhunë.

Sipas studentëve, punonjësit e këtyre institucioneve janë betuar te Kushtetuta dhe jo te kryeministri Edi Rama.

THIRRJE E STUDENTËVE DREJTUAR POLICISË SË SHTETIT, SHISH-IT, GARDËS SË REPUBLIKËS DHE TË GJITHA STRUKTURAVE TË SIGURISË
Ju drejtohemi jo si kundërshtarë, por si të rinj të këtij vendi, si bij e bija të familjeve shqiptare, që kërkojmë të ushtrojmë të drejtat tona dhe të kthehemi shëndoshë e mirë në shtëpi.
Mos harroni se betimin e keni bërë përpara flamurit kuqezi dhe Kushtetutës, jo përpara një
kryeministri, ministri apo partie politike. Detyra juaj është t’i shërbeni Shqipërisë dhe të mbroni qytetarët e saj, pavarësisht bindjeve politike.
Qeveritë vijnë e ikin. Kryeministrat ndërrohen. Shqipëria mbetet. Kur ata që sot japin urdhra të mos jenë më në pushtet, ju do të mbeteni përballë ndërgjegjes suaj dhe përgjegjësisë për veprimet tuaja.

Mos harroni se për çdo veprim të paligjshëm do të përgjigjeni personalisht përpara drejtësisë. Rama nuk do të jetë aty për t’ju mbrojtur. Siç
nuk ka mundur t’i mbrojë nga përballja me drejtësinë njerëzit e tij të afërt, nuk mund t’ju garantojë paprekshmëri as juve. Asnjë urdhër politik nuk ju vendos mbi ligjin. Mos rrezikoni lirinë, karrierën dhe të ardhmen tuaj për të mbrojtur pushtetin e dikujt tjetër.
Ju lutemi, tregoni vetëpërmbajtje! Mos pranoni urdhra të paligjshëm, mos përdorni forcë joproporcionale dhe mos lejoni që tensioni i një çasti të lërë plagë për gjithë jetën.
Ne e dimë se pas çdo uniforme është një njeri, një prind, një bir apo një bijë. Por edhe pas secilit prej nesh është një familje, një nënë që pret me ankth kthimin tonë, një baba që shpreson të na shohë të hyjmë shëndoshë e mirë në shtëpi.

Ne nuk jemi armiqtë tuaj. Jemi studentë, jemi të rinjtë e këtij vendi. Mund të ishim fëmijët tuaj, motrat apo vëllezërit tuaj. Mendoni për këtë përpara se të ngrini dorën ndaj nesh.
Nuk kemi dalë në rrugë për t’u përleshur me ju. Kemi dalë sepse duam të dëgjohet zëri ynë, sepse na shqetëson e ardhmja jonë dhe sepse besojmë se Shqipëria duhet të jetë një vend ku të rinjtë protestojnë pa frikë nga dhuna.
Uniforma që mbani është simbol i Republikës, jo pronë e qeverisë Rama. Nesër do të jemi sërish
bashkëqytetarë, fqinjë dhe prindër të fëmijëve që do të rriten në të njëjtin vend. Mos lejoni që politika të na kthejë kundër njëri-tjetrit.
Ne kërkojmë nga ju të na mbroni, jo të na frikësoni. Të garantoni sigurinë tonë, jo të na trajtoni si kërcënim. Të respektoni të drejtën tonë për të protestuar, ashtu siç ne respektojmë detyrën tuaj për të ruajtur rendin.

Asnjë karrige pushteti nuk vlen sa jeta e një të riu. Asnjë urdhër i paligjshëm nuk vlen sa liria dhe dinjiteti juaj.
Besnikëria ndaj atdheut nuk provohet duke mbrojtur pushtetin e një kryeministri, por duke mbrojtur jetën, lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve.
Mos harroni se flamuri përpara të cilit jeni betuar është i njëjti flamur që mbajmë edhe ne.
Mos harroni:
“Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...