Nga Lazio te Vllaznia, Elseid Hysaj stërvitet në klubin ku nisi karrierën

Publikuar me datë:

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është shfaqur në stërvitje me Vllazninë, duke mbajtur formën fizike ndërsa pret të vendosë për të ardhmen e tij, e cila pritet të jetë sërish në futbollin italian.

Fotoja është realizuar në Qendrën Sportive “Hasa”, në Golem të Shkodrës, ku Hysaj shihet përkrah një tjetër legjende, kësaj radhe të tifozërisë shkodrane, Bardhok Kolës.

Aktualisht pa skuadër, pas përfundimit të kontratës me Lazion, Hysaj po stërvitet në ambientet e Vllaznisë, klubit ku hodhi hapat e parë në futboll përpara se të transferohej në akademinë e Empolit.

Gjatë karrierës së tij 15-vjeçare, shkodrani ka luajtur vetëm në elitën e futbollit italian, duke veshur fanellat e Empolit, Napolit dhe Lazios. Ai numëron mbi 300 paraqitje në Serie A dhe mbetet një nga futbollistët shqiptarë më të suksesshëm që ka luajtur në kampionatin italian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...