Një nga organizatorët e lëvizjes qytetare që po zhvillon protestën e saj të 20-të për kërkesën e dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama, Arben Kola, ka theksuar se nuk do të ketë asnjë formë negociate. Ai shtoi se nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, kjo do të jetë një vendim i sovranit.
“Nuk ka negociata me hajdutë. Zgjedhjet e parakohshme janë një çështje që e vendos sovrani, ju që jeni këtu sot dhe jo ata që ndodhen në studio. Ftojmë të gjitha bizneset të na bashkohen dhe të mbyllin qepenët,” u shpreh ai.

