Tre të rinj, dy prej tyre nga Tirana dhe një nga Lezha, kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi janë kapur duke transportuar me mjet lëndë narkotike cannabis sattiva me qëllim shitjen e saj.
Tre të rinjtë udhëtonin së bashku në një automjet ndërsa ndalimi i tyre është bërë në afërsi të Qafë Thanës. Brenda automjetit u gjet një sasi droge prej 5.7 kg kanabis sativa e vendosur në pjesën e bagazhit.
"Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor "Prrenjas-Pogradec", duke qarkulluar një automjet me karroceri që drejtohej nga shtetasi J. P. Në karroceri ishte ngarkuar nje automjet tip "Volkswagen", në bagazhin e të cilit, në vendin e gomës rezervë, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë 5. 7 kg’ informoi policia.

Ndërkohë që pasagjerit në mjet ju gjet edhe një qese tjetër e vogël në xhep.
Në pranga nga policia ranë S.T, J.H, nga Tirana, përkatësisht 27 dhe 26 vjeç, dhe B.H, nga Shëngjini, 25 vjeç.
Krahas sekuestrimit të drogës, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 mjete, shuma parash në euro dhe lek dhe 4 aparate celulare.
Vijojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të zbuluar nëse ka dhe persona të tjerë të përfshirë.