Ndryshon hyrja drejt Rozafës, projekti synon një tjetër përvojë për vizitorët

Publikuar me datë:

Kalaja “Rozafa” po përgatitet për ndërhyrje që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe përvojës turistike në një prej monumenteve më të njohura të Shkodrës.

Projekti parashikon ndërtimin e një hapësire parkimi të dedikuar për autobusët turistikë, ndërsa një tjetër pjesë e rëndësishme e investimit lidhet me rikualifikimin e shtegut historik që të çon drejt kalasë.

Ndërhyrjet synojnë të lehtësojnë aksesin e vizitorëve, të përmirësojnë lëvizjen në këtë zonë dhe ta bëjnë më funksionale vizitën në monument.

Investimi pritet të ndikojë në rritjen e atraktivitetit të Kalasë së Rozafës, duke ndërthurur më mirë vlerat e trashëgimisë kulturore me nevojat e turizmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related