Ndërron jetë Agim Bubeqi, ish-futbollisti i Flamurtarit

Publikuar me datë:

Agim Bubeqi, një prej emrave të dalluar të Flamurtarit të Vlorës në vitet ‘80, është ndarë nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në futbollin shqiptar. Kjo periudhë u konsiderua ndër më të artat për skuadrën vlonjate.

I lindur më 7 prill 1963, Bubeqi i kushtoi gjithë karrierën e tij profesioniste Flamurtarit, duke mbajtur rolin e sulmuesit. Gjithashtu, ai u grumbullua me Kombëtaren shqiptare, ku regjistroi 6 paraqitje.

Trupi i tij u gjet pa shenja jete në banesën ku jetonte. Hetimet paraprake sugjerojnë se Bubeqi kishte ndërruar jetë disa ditë përpara se të zbulohej. Ishin fqinjët që, pasi vunë re mungesën e tij, lajmëruan Policinë.

Bubeqi i përkiste një brezi që e bëri Flamurtarin një prej skuadrave më të fuqishme të viteve ‘80, duke u afirmuar edhe në garat europiane dhe duke mbetur në kujtesën e sportdashësve për paraqitjet e tij të shkëlqyera.

Informohet se prej vitesh ish-futbollisti përballej me vështirësi të shëndetit mendor.

Humbja e tij ka pikëlluar komunitetin sportiv të Vlorës, si dhe të gjithë ata që e njohën apo e ndoqën në kohët e lavdisë së Flamurtarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Priskë/ Ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Tiranës si pasojë e zjarreve

Zonat e Priskës dhe Farkës janë përfshirë nga zjarre,...

Zjarret përfshijnë disa zona të Shkodrës, vijon operacioni në Vau Dejës

Një natë e ngarkuar për strukturat e emergjencave në...

Haradinaj kërcënohet me jetë, arrestohet një person, bëri thirrje për pushkatimin e tij

Ramush Haradinaj, deputet i Aleancës dhe ish-komandant i UÇK-së...