Ujësjellës Kanalizime Shkodër njofton se më 21 dhe 23 korrik do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë, për shkak të punimeve për lidhjen e rrjetit të ri të ujësjellësit me stacionin kryesor në Dobraç.
Qytetarëve u kërkohet të sigurojnë rezerva uji për këto ditë, ndërsa për institucionet e rëndësisë së veçantë, si spitalet, do të vihen në dispozicion bote me ujë në rast nevoje.

