Ndarja nga jeta e babait të tij, Ilir Meta reagon nga qelia

Publikuar me datë:

Ilir Meta mësoi sot lajmin e ndarjes nga jeta të babait të tij. Para pak çastesh ai ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku njofton edhe detajet mbi ceremoninë dhe pritjet.

Vetë Meta ka marrë leje nga Gjykata e Posaçme për të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes në banesën e fundit të të atit.

Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës,

Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.

Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.

Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim”, shkruan Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lezhë/ Atentat me armë zjarri, qëllohet mbi një makinë në lëvizje

Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e...

Shpëtohet familja në Koplik, po u digjej shtëpia

Një shtëpi në Gruemirçezmë u mbrojt nga shkatërrimi tërësor...

Vllaznia triumfon ndaj Burrelit

Vllaznia vijon të shfaqë nivel të lartë në ndeshjet...