NATO paralajmëron Beogradin për Banjskën: Tani radha e Serbisë të veprojë

Publikuar me datë:

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s për Partneritete, Kevin Hamilton, deklaroi nga Prishtina se Aleanca pret që Serbia të ndërmarrë hapa konkretë për vendosjen e drejtësisë lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë në vitin 2023.

Gjatë një takimi me gazetarët, Hamilton foli për situatën e sigurisë në Kosovë, dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëdhëniet e NATO-s me Beogradin, duke theksuar se përgjegjësia për sulmet në veri mbetet një çështje kyçe për avancimin e bashkëpunimit me Serbinë.

I pyetur mbi rrezikun e incidenteve të reja në prag të proceseve zgjedhore në Kosovë, ai u shpreh se situata aktuale në terren vlerësohet si stabile, por NATO dhe KFOR-i mbeten në gatishmëri për shkak të historikut të tensioneve në veri.

“KFOR-i është këtu për një arsye. NATO po monitoron vazhdimisht situatën për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm”, deklaroi Hamilton.

Duke folur për sulmin në Banjska, zyrtari i lartë i NATO-s tha se Aleanca pret që organizatorët dhe autorët të përballen me drejtësinë, ndërsa shtoi se edhe autoritetet serbe janë në dijeni të personave përgjegjës.

“Sapo kam ardhur nga Beogradi dhe mesazhi im për autoritetet serbe ishte i qartë: NATO pret llogaridhënie dhe drejtësi për incidentet e vitit 2023. Ne besojmë se Serbia i di kush janë organizatorët e sulmit dhe tani topi është në anën e saj për të ndërmarrë veprime konkrete”, u shpreh Hamilton.

Ai nënvizoi se sulmet ndaj trupave të KFOR janë të papranueshme dhe se pa progres në këtë çështje, disa procese të bashkëpunimit mes NATO-s dhe Serbisë nuk mund të ecin përpara.

Sipas Hamiltonit, Aleanca dëshiron marrëdhënie më të thella dhe më transparente me Serbinë, por avancimi i programeve të partneritetit do të varet nga vendosja e drejtësisë për ngjarjet në veri të Kosovës.

Në fund, ai ritheksoi mbështetjen e NATO-s për dialogun mes Prishtina dhe Beograd, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...

Studentët e Shkodrës ngrihen nesër në protestë për Zvërnecin e Rrjollin

Studentë të disa degëve universitare të Shkodrës dhe maturantë...