Nafta në Shqipëri shkon 206 lekë/litër, çmimi rritet dyfish më shumë se në Europë

Publikuar me datë:

Çmimi i naftës në tregun shqiptar ka shënuar një tjetër rritje të fortë, duke arritur sot në 206 lekë për litër, nga 196 lekë që ishte vetëm një ditë më parë. Rritja me 10 lekë brenda 24 orëve vjen pas një serie shtrenjtimesh të vazhdueshme, që kanë çuar çmimin e karburantit me rreth 30 lekë për litër më shumë gjatë tri javëve të fundit.

Ajo që bie në sy është se kjo ecuri nuk ka ndjekur zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. Për një pjesë të mirë të tre javëve të fundit, çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka qenë në rënie, ndërsa në tregun shqiptar tregtarët nuk reflektuan këtë tendencë në çmimet e pompave.

Përkundrazi, çmimet vijuan të rriteshin, duke i bërë konsumatorët shqiptarë të paguajnë gjithnjë e më shumë për çdo litër karburant.

Vetëm në fund të javës së kaluar, pas ndryshimeve të fundit në tregjet ndërkombëtare, nisi të regjistrohej një rritje e çmimit të naftës në pikat e shitjes në pjesën më të madhe të vendeve europiane. Megjithatë, ritmi i rritjes ka qenë dukshëm më i moderuar krahasuar me Shqipërinë.

Sipas krahasimeve me tregjet europiane, gjatë tre javëve të fundit çmimi i naftës në pompë në Europë është rritur mesatarisht me rreth 16 eurocent për litër. Në Shqipëri, në të njëjtën periudhë, rritja arrin në rreth 32 eurocent për litër, pra afërsisht dyfish më e lartë.

Situata ngre sërish pikëpyetje mbi mënyrën se si formohen çmimet në tregun vendas të karburanteve dhe sa shpejt reflektohen lëvizjet e bursave ndërkombëtare. Ndërsa uljet e çmimit të naftës bruto shpesh nuk pasqyrohen në pompë, rritjet transmetohen pothuajse menjëherë tek konsumatori final.

Edhe më problematike paraqitet situata me gazin e lëngshëm (LPG). Ndryshe nga nafta dhe benzina, çmimi i këtij produkti ka mbetur historikisht jashtë çdo mekanizmi efektiv monitorimi. Edhe gjatë periudhës kur funksiononte Bordi i Transparencës, nuk u mor asnjë vendim për përcaktimin apo kufizimin e çmimit të gazit, duke i lënë tregtarët të veprojnë sipas politikave të tyre tregtare.

Aktualisht, gazi tregtohet me rreth 69 lekë për litër, ndërsa mungesa e një mekanizmi transparent për ndjekjen e çmimeve vijon të ngrejë shqetësime për konsumatorët dhe operatorët që e përdorin këtë karburant.

Nga ekofin.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...

“Përtej murit” në Venecia/ Historia e Zojës së Këshillit të Mirë, nga Shkodra në Genazzano

Historia e Zojës së Këshillit të Mirë, një prej figurave më të rëndësishme të traditës fetare shqiptare, është sjellë në ekran përmes dokumentarit “Përtej murit”, me regji të Gjon Kolndrekajt. Filmi u prezantua në Festivalin e Venecias dhe trajton historinë gati 600-vjeçare të ikonës, si dhe lidhjen e saj me Shkodrën dhe Genazzanon në Itali. […]