“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet e Alabbar

Publikuar me datë:

Një tjetër kapitull i fortë është zbuluar në investigimin për projektin Durrës Marina, pasi inxhinieri konstruktor Dhimitër Papa ka pranuar përballë emisionit “Piranjat” se pallatet e kompleksit kanë pësuar ulje deri në 18 centimetra dhe se projekti fillestar me pilota betoni u ndryshua me kërkesë të ekspertëve nga Dubai.

Sipas Papës, pilotat e betonit u zëvendësuan me pilota çakëlli pas “debatit teknik” me ekspertët e huaj të projektit, të cilët këmbëngulën se kjo metodologji përdorej edhe në Dubai.

Ai deklaroi se “pilotat janë dashur me beton”, por kompania kërkoi një tjetër zgjidhje teknike.

Në intervistën e tensionuar, konstruktori fillimisht kundërshtoi shifrat e publikuara për zhytjen e pallateve, duke mohuar uljen prej 28 centimetrash të raportuar nga IKMT, por pranoi se objektet kanë pësuar ulje deri në 18 centimetra.

Papa ia atribuoi problemin hapjes së gropave përreth objekteve, duke deklaruar se largimi i ujit dhe rërës nga kantieret fqinje krijoi fenomenin e “sufosionit”, që sipas tij solli ulje më të madhe sesa ajo e parashikuar në projekt.

Ndërkohë, nënkontraktori Mirel Elmazaj, kompania e të cilit ka realizuar punimet në dy pallatet e prekura, deklaroi se “uljet janë normale”, por më pas akuzoi IKMT-në për matje të gabuara dhe tha se institucionet “janë shtyrë nga presioni publik”.

Nga ana tjetër, bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e Dhimitër Papës, inxhinierja Armeda Gramos, pranoi se objektet kanë pësuar “ulje të konsiderueshme”, por këmbënguli se projekti është realizuar me përgjegjësi dhe sipas llogaritjeve teknike.

Investigimi i “Piranjave” nxori në pah gjithashtu se personat e përfshirë në projekt kishin kufizime kontraktuale për të folur publikisht, ndërsa deri tani Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka konfirmuar zyrtarisht ulje prej 18 dhe 28 centimetrash në dy prej pallateve të kompleksit.

/Piranjat news 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Kthehuni në seanca!”/ Gjykata Administrative e Apelit pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO

Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotin e proceseve gjyqësore. Vendimi i gjykatës ka të bëjë vetëm me Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Avokatët kanë bojkotuar prej dy muajsh seancat gjyqësore në shenjë kundërshtie […]

Pas Ekonomikut, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Drejtësisë: Bashkohuni me ne! 

Studentët vijojnë protestën në Tiranë. Pas Ekonomikut, të rinjtë...

Historia tronditëse/ 25-vjeçarja skoceze vdes në Durrës, pranë kishte vajzën 2-vjeçare

Nga Stephen Kinninmonth, CENTRAL FIFE TIMES Janë bërë homazhe për...

Shkodra nuk njeh sezon të ulët, vizitorë të shumtë edhe në tetor

Edhe pse muaji tetor po i afrohet fundit, numri...