Murtaja, shtohen kontrollet në Lezhë

Publikuar me datë:

Shfaqja e murtajës tek kafshët në disa zona të Shqipërisë ka vënë në lëvizje institucionet përgjegjëse në Qarkun e Lezhës. Autoriteti i Veterinarisë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, si masa parandaluese për mospërhapjen e sëmundjes.

Në të njëjtën kohë, po kalohen në sitë të gjitha fermat në zonën e Zadrimës, ndërsa u kërkohet fermerëve që të mos lëvizin me bagëti dhe te shmangin pazarin e Milotit.

Në Qarkun e Lezhës janë kryer analizat e bagëtive për disa raste të dyshuara, por fatmirësisht nuk kanë rezultuar të prekur nga sëmundja e murtajës. Ndërkohë, vigjilenca vijon të jetë maksimale për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...