Moti i keq/ IGJEO paralajmëron rrezik për përmbytje në këto zona

Publikuar me datë:

IGJEO ka ngritur alarmin për rrezik përmbytjesh dhe rrëshqitjesh dherash në disa qarqe të vendit, si pasojë e reshjeve intensive dhe motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë vendin këtë fundjavë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshje mesatare deri intensive janë regjistruar në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Në disa zona reshjet janë shoqëruar me shtrëngata dhe rrufe, duke rritur rrezikun për probleme në zonat urbane.

Instituti paralajmëron se intensiteti i lartë i reshjeve mund të shkaktojë vërshime uji dhe përmbytje të lokalizuara, kryesisht në qarqet Durrës, Shkodër dhe Lezhë, ku situata mbetet më problematike për shkak të kanalizimeve.

Sipas parashikimeve, era e fortë do të vijojë edhe gjatë orëve në vazhdim të së shtunës dhe gjatë natës, sidomos në zonat bregdetare dhe ato të ulëta. Të dielën pritet dobësim i saj, ndërsa reshjet do të jenë më të pakta në të gjithë vendin.

IGJEO bën me dije se të dielën temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 20 gradë Celsius në zonat e ulëta, ndërsa minimalet në zonat malore do të zbresin deri në 6 gradë Celsius.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aruba/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani fshehu zyrtarët e përfshirë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për...

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...