Mjegull e pazakontë mbulon Liqenin e Fierzës

Publikuar me datë:

Pamje të pazakonta janë regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Kukës–Krumë, ku një mjegull e dendur ka mbuluar zonën, duke përfshirë edhe Liqenin e Fierzës. Tisi i bardhë që shtrihet mbi sipërfaqen e ujit ka krijuar një panoramë mbresëlënëse, një fenomen jo i zakonshëm për mesin e muajit korrik.

Mjegulla është krijuar si pasojë e ndërthurjes së temperaturave të larta me rritjen e lagështisë në ajër. Gjatë dy ditëve të fundit, Kukësi dhe Hasi është përfshirë nga reshje të dendura shiu në orët e pasdites, duke krijuar kushtet ideale për formimin e këtij fenomeni meteorologjik.

Megjithëse mjegulla ka kufizuar përkohësisht dukshmërinë në disa segmente të rrugës, ajo nuk ka sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve përgjatë aksit Kukës-Krumë. Fenomeni është kalimtar dhe të shpërndahet gradualisht me rritjen e temperaturave gjatë orëve të paradites.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...