‘Mjaft më me dokrra’/ Korreshi: Reforma Territoriale në Fier ka dështuar totalisht

Publikuar me datë:

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në Fier për dëgjesë publike ku u diskutua nëse për këtë qark duhen shkrirë bashkitë e vogla në kuadër të kësaj reforme.

Pas diskutimeve me ekspertë dhe përfaqësues të partive politike, kryesocialistja e Fierit, Belinda Balluku tha se qytetarët e Fierit duan të ruajnë këtë ndarje territoriale.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i PD, Saimir Korreshi.

Duke iu përgjigjur Ballukut e cila akuzohet për korrupsion ai tha se pretendimet e saj janë të pavërteta teksa reforma ka dështuar të përmbushë qëllimin për afrimin e shërbimeve me qytetarin, ndërsa ka sjellë rritje shpenzimesh, shtim të punësimeve politike dhe centralizim të shërbimeve.

Korreshi e cilëson reformën të deformuar nga interesa elektorale dhe kërkon, të mos ofrohen më dokrra, por zgjidhje reale për qytetarët.

Reagimi i plotë:

Kjo nuk është aspak e vërtetë!!

Edhe pse i sollën patronazhistët me detyra të parapërgatitura se çfarë duhet të flisnin, zëri qytetar ishte krejt i kundërt.

Rishikimi i ndarjes territoriale në Fier është domosdoshmëri!

Kjo ndarje është vetëm për qëllime elektorale.

Atë për çfarë u ngrit reforma territoriale, në dukje ka rënë, pasi shpenzimet janë shtuar, punësimet e patronazhistëve janë shtuar, përkundër asaj që premtoi kjo reformë dhe, më e fundit, shërbimet janë më larg qytetarit dhe janë centralizuar, përkundër asaj që ofronin komunat më parë.

Që nuk doni reformë kjo është e qartë, por NA KURSENI DOKRRAT të paktën!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mbyllet shkolla në Muriqan, fëmijët nisin vitin e ri pa klasa

Në ditën kur mijëra nxënës në të gjithë vendin...

Të dënuarit në Reç nisin shkollën, mes tyre edhe disa prej të burgosurve më të rrezikshëm në vend

Në IEVP Shkodër, në burgun e Reçit, ka nisur sot viti i ri shkollor 2026–2027 për personat e privuar nga liria. Të dënuarit do të kenë mundësi të vijojnë arsimimin, të marrin njohuri të reja dhe të zhvillojnë aftësi që synojnë t’i ndihmojnë në rikthimin në shoqëri pas përfundimit të dënimit. Hapja e vitit shkollor […]

Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi

Gjykata e apelit me gjyqtare Saida Dollanin ka pranuar...