Mishi brazilian jashtë standardeve/ BE e ndalon, Shqipëria e ka importues kryesor

Publikuar me datë:

BE ndalon importin e mishit brazilian nga 3 shtatori, pas një vendimi unanim të ekspertëve të shteteve anëtare, për shkak të përdorimit të antimikrobikëve për stimulimin e rritjes së kafshëve.

Brazili bëhet kështu vendi i parë që hiqet nga lista e shteteve që përmbushin standardet e sigurisë ushqimore të BE-së.

Vendimi vjen në një moment të ndjeshëm, pasi marrëveshja tregtare BE-Mercosur ka hyrë përkohësisht në fuqi më 1 maj, duke nxitur kundërshtime nga fermerët evropianë për konkurrencë të padrejtë nga importet latino-amerikane.

Komisioni Evropian theksoi se standardet e sigurisë ushqimore do të zbatohen pa përjashtim edhe për produktet e importuara.

Nga 3 shtatori, Brazili nuk do të mund të eksportojë në BE produkte si mish viçi, shpendë, vezë, mjaltë dhe produkte të akuakulturës.

Ndërkohë, edhe tregu shqiptar i mishit mbetet i varur në masë të madhe nga importet braziliane. Sipas të dhënave të INSTAT, importet e mishit në Shqipëri janë rritur me 29% gjatë periudhës 2014–2024, duke arritur në rreth 48 mijë tonë vetëm gjatë vitit të kaluar.

Brazili vazhdon të jetë furnizuesi kryesor i mishit për tregun shqiptar, çka ngre pikëpyetje mbi ndikimin që vendimi i BE-së mund të ketë edhe në zinxhirin e furnizimit dhe standardet e sigurisë ushqimore në rajon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aruba/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani fshehu zyrtarët e përfshirë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për...

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...