Aktivisti Mirsad Basha ka kritikuar drejtuesit e Bashkisë Shkodër, Ermira Teliti dhe Benet Beci, duke i akuzuar se me ndryshimet në strukturën institucionale të Teatrit Migjeni i kanë hequr pavarësinë dhe rolin që kishte në jetën kulturore të qytetit. Sipas tij, prej tre vitesh fondet për kulturën janë orientuar kryesisht drejt eventeve dhe koncerteve, ndërsa Teatri Migjeni është lënë në heshtje, duke humbur aktivitetin e dikurshëm artistik.
Reagimi i plotë
Ermira Teliti dhe Benet Beci, ktheni sic ishte Teatri Migjeni!
Ne 7 vite drejtim te Bashkise Shkoder nga znj. Voltana Ademi, shume prej nesh nuk kane kene te kenaqun me drejtimin e saj. Megjithate, ne ate kohe qyteti ka kene ma shume se kurr aktiv ne art e kulture, sidomos ne aktivitetet e Teatrit Migjeni. Kete e kam thane gjithmone.
Ne ate kohe, Teatri kishte nji drejtori te veten, ishte i pavarun dhe kishte aktivitete pothuajse cdo jave.
Ndersa sot qe prej momentit kur drejtuesit e Bashkise, Ermira Teliti dhe Benet Beci ndryshunen strukturen institucionale te Teatrit, e shkrine ate, duke ia heqe pavaresine dhe duke e vendose nen drejtimin e stafit te kryetarit, gjithcka ka ndryshu. Teatri nuk ka ma vendimarrje, fonde e projekte si institucion, sepse deshten qe fondet te menaxhoheshin direkt prej tyre.
Prej tre vitesh ne kete qytet, leket e kultures po shpenzohen kryesisht per koncerte e evente qe i sherbejne stafit te kryetarit, e jo artit dhe kultures se qytetit.
Si pasoje tempulli i Teatrit Migjeni sot asht ne heshtje, e kjo asht nji deshtim i madh per qytetin tone.
Ktheni Teatrin Migjeni si ka kene dhe boll e trajtut kete qytet sikur asht prone e juja, mos prishni ate qe shume artista dhe profesionista kane ndertu ne vite ne kete qytet!

