“Mirëqenia fillon nga familja”, konferencë në Shkodër

Publikuar me datë:

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes dhe aktiviteteve të “Javës së Familjes 2026”, Bashkia Shkodër organizoi konferencën me temë “Mirëqenia fillon nga familja – Komunikimi në një familje të shëndetshme”.

Konferenca mblodhi përfaqësues institucionesh, profesionistë të fushës sociale, arsimore dhe shëndetësore, organizata partnere, prindër dhe qytetarë, në një diskutim të hapur mbi rolin e familjes dhe sfidat me të cilat ajo përballet në shoqërinë e sotme…

Në fokus të diskutimeve ishte rëndësia e komunikimit të shëndetshëm brenda familjes si bazë për mirëqenien emocionale, zhvillimin e fëmijëve dhe forcimin e marrëdhënieve familjare. Pjesëmarrësit theksuan se, përballë sfidave sociale dhe ekonomike, mbështetja, dialogu dhe koha cilësore në familje mbeten elementë kyç për një komunitet më të shëndetshëm dhe solidar…..
Gjatë konferencës u prezantuan gjithashtu shërbimet sociale dhe komunitare që Bashkia Shkodër ofron për familjet, fëmijët, të rinjtë, të moshuarit dhe grupet në nevojë, përmes qendrave komunitare, programeve sociale dhe bashkëpunimit me partnerë vendas e ndërkombëtarë.
“Shkodër ritheksoi angazhimin për forcimin e politikave sociale dhe mbështetjen e familjes si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të komunitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...