“Mirëmëngjes zonja Sala”/ Korreshi: Spitali i Lushnjës me ilaçe të skaduara, pacientëve u jepet vetëm bukë e kos

Publikuar me datë:

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit solli shqetësimet që vinë nga spitali i Lushnjës.

Në interpelancën e kërkuar me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, Korreshi ka kërkuar llogari për situatën në këtë spital.

Ai tregoi dhe menunë që kanë për mëngjes pacientët e këtij spitali.

Korreshi ngriti edhe shqetësimin e mungesës së ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, ndërsa teksa iu referua një raporti tha se janë evidentuar mbi 100 milionë lekë medikamente të skaduara.

“Mirëmëngjesi! Mirëmëngjes zonja ministre. Pyetja e parë drejtuar ju është “a keni ngrënë mëngjes ?” se unë po ju ofroj mëngjesin e spitalit në Lushnje për pacientët. Ky është mëngjesi që hahet nga pacientet. Nga auditimi që keni bërë ju, në punë nuk është kuzhiniere, por është infermiere. E keni lënë ju me shkrim, në kuzhinë punon infermierja si kuzhiniere.

Pse keni zhvendosur godinën e spitalit Lushnjë dhe e latë prej 8 muajsh në një qenefhane, ku është dhe sot dhe nuk zbardhet leja e ndërtimit. Kush e mban këtë përgjegjësi, që të gjithë pacientët e Lushnjës  të rrinë në qenefhane.

E dyta si jeni më gjeografinë, kaq të vështirë e keni të kuptoni që ka edhe qytete të tjera përveç Tiranës. Pse nuk vini me mua të vizitojmë ambientet e spitalit Lushnje.

Pyetje e drejtpërdrejtë nga qytetarët e Lushnjes, cfarë bën punën ministrja e Shëndetësisë, rri në aeroplan apo duhet të shikojë edhe spitalet që ka në varësi?! Sepse në avion mund të kontrollosh maksimumi ndihmën e shpejtë.

Nga raporti që thoni ju janë mbi 100 mln lekë ilaçe të skaduara”,tha nder te tjera Korreshi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...