Ministri i Jashtëm grek në Beograd: Athina nuk do ta njohë Kosovën

Publikuar me datë:

Në konferencën e përbashkët me homologun serb Marko Gjuriç, Giorgos Gerapetritis konfirmoi se qëndrimi i Athinës për statusin e Kosovës mbetet i pandryshuar dhe ritheksoi mbështetjen e Greqisë për dialogun Beograd–Prishtinë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian si rrugën për normalizimin e marrëdhënieve.

Shefi i diplomacisë greke theksoi gjithashtu mbështetjen e fuqishme të Greqisë për integrimin evropian të Serbisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar zgjerimin e BE-së si një investim strategjik për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ai vlerësoi progresin e reformave në Serbi dhe nënvizoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, energjetik dhe infrastrukturor midis dy vendeve.

Gerapetritis përmendi projekte konkrete bashkëpunimi, si korridori hekurudhor Selanik–Shkup–Beograd dhe interkonektorët e gazit, si elemente kyçe për lidhjen dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Vizita përfshiu edhe takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, i cili në një reagim publik falënderoi Greqinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj rrugës evropiane të Serbisë.

Vuçiç vuri në dukje qëndrimin parimor dhe të qëndrueshëm të Greqisë për respektimin e së drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, duke shprehur mirënjohje për mirëkuptimin e pozicioneve të vendit të tij në çështjet shtetërore dhe kombëtare. Sipas presidentit serb, takimi konfirmoi raportet tradicionalisht të ngushta mes Beogradit dhe Athinës dhe vullnetin e të dy palëve për të thelluar partneritetin strategjik në fushat e energjisë, infrastrukturës, tregtisë dhe investimeve, në një periudhë sfidash gjeopolitike për Ballkanin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përfshihet nga flakët një biznes në Mamurras, çfarë dyshohet

Një zjarr ka përfshirë një dyqan në qytetin e...

11 grabitje brenda pak ditëve në Lezhë, arrestohet dyshja që hapte dyqanet natën

Një valë vjedhjesh që kishte krijuar shqetësim te bizneset...

Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu...