Prokuroria e posaçme ka marrë të pandehur Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Franko Lekën, të cilët akuzohen se në bashkpunim me njëri- tjetrin kanë organizuar dhe planifikuar vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjareve të tij. Plani i tyre kriminal nuk u realizua pasi sapo grupi i atentatorëve janë futur në brendësi të fshatit Rranxa janë sulmuar me armë zjarri nga Aleksandër Prendi.
SPAK ka ngritur akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, armëmbajtjes pa leje të gjitha këto të kryera në kuadër të grupit kriminal. Pavarësisht se ishte shenjestër e sulmit kjo nuk e ka shpëtuar Aleksandër Prendin për tu veshur me akuza. Edhe ndaj tij prokuroria i ka caktuar akuza të vrasjës në tentativë pasi dyshimet e prokurorisë u provuan pas kryrjes së një serë hetimesh në zonë.
Pavarësisht kontrolleve të shumta Franko Leka dhe Aleksandër Prendi vijon të jenë në kërkim. SPAK në njoftimin e dhënë në shkurt të vitit të kaluar sqaron se Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës.
Personat nën hetim kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, se ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij që janë banorë të kësaj zonë.
Në kohën që ata kanë qenë duke kaluar në këtë zone, janë qëlluar me armë zjarri nga Prendi. Nga provat e siguruara në vendin e ngjarjes rezulton të ketë pasur shkëmbim zjarri, jo dëmtime të shëndetit të personave të përfshirë, por vetëm të mjeteve. Njëri nga mjetet me të cilën kanë lëvizur personat nën hetim, është dëmtuar si pasojë e të shtënave në vendin e ngjarjes. Ai ka rezultuar i paregjistruar, me pronësi të panjohur dhe me targa të huaja, të cilat nuk i përkojnë po të njëjtit mjet. Për këtë ngjarje në burg janë vetëm Izmir Sakica dhe Samuel Troshani që zgjodhën të vetëdorëzohen në polici pasi ishin në kërkim për një sherr të ndodhur në Shkodër.

