Këtë të mërkurë në GJKKO është duke u mbajtur seanca e themelit në ngarkim të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.
Edhe Meta dhe Kryemadhi janë të pranishëm në seancë.
Gjatë seancës Meta deklaroi se ato që ka thënë Dritan Prifti janë gënjeshtra.
“Do bëj dy plotësime për CEZ DIA. Gënjeshtrat e Dritan Priftit janë mes nesh. Ky ka thënë që jam përfshirë unë te CEZ DIA. Ka një email që i ka dërguar Ervis Mataj më 16 prill. I ka shkruar avokatit që kjo puna e DIA-s është korruptive. Nuk përmendet as emri im, as emri i Berishës. Ky Dritan Prifti thotë që “nuk kam firmosur kurrë, mund ta kem takuar…”, deklaroi ish-presidneti.
Meta po ashtu përmend dëshminë e njërit prej ish-drejtuesve të CEZ, Josef Heisek, ku deklaron ai ka thënë në vitin 2011 se nuk e njeh Kastriot Imsailajn dhe ai që ia ka prezantuar ka qenë Qazim Tepshi, ambasadori i Shqipërisë në Çeki.
“Në dëshminë e tij, z. Heisek në 2011 thotë:
Nuk e njoh personin që më prezantoi CEZ DIA. Më pas, në 2014, kujton se ia prezantoi Qazim Tepshi. Ishin disa kompani, ka thënë ai, dhe ne morëm disa të dhëna për DIA-n. Ajo që na bindi ishte DIA amerikane”, citon Meta.
Sipas dëshmive në dosjet hetimore dhe në arbitrazh, Qazim Tepshi, ambasadori i Shqipërisë në Çeki, ka qenë njeriu që ka prezantuar biznesmenin Kastriot Ismailaj me drejtuesit e kompanisë CEZ në Pragë.
Meta vazhdon vetëmbrojtjen duke thënë se mesazhi që SPAK pretendon, mesazhi i 2009 për “200 mijë”, nuk nënkupton se e ka nisur ai dhe se nuk gjendet në dosje.
“Më sill mua patronazhistin që e ka nisur. Është shumë e thjeshtë me teknologjinë që ka avancuar që të niset një mesazh i tillë. Unë isha në opozitë. Është e pamundur që unë të nisja një mesazh të tillë për diçka që do të ndodhte 14 muaj më pas.”, deklaroi Meta.

