Mbyllen shkollat dhe anulohen fluturimet! Evropa po “digjet” nga anticikloni afrikan, rriten temperaturat

Publikuar me datë:

Një valë e fortë të nxehti ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, me temperatura që në shumë zona i afrohen ose kalojnë 40 gradë Celsius, duke detyruar autoritetet të shpallin alarme, të mbyllin shkolla dhe të marrin masa të jashtëzakonshme për mbrojtjen e qytetarëve.

Në Itali, alarmi i kuq është shpallur për disa qytete të mëdha, mes tyre Bolonja, Firence, Milano dhe Torino. Në Romë, pelegrinët në Sheshin e Shën Pjetrit u mbrojtën nga dielli me çadra dhe mjete të tjera, ndërsa Papa zhvilloi lutjen tradicionale të së dielës nga Pallati Apostolik.

Meteorologët shpjegojnë se temperaturat ekstreme janë shkaktuar nga një masë ajri shumë e ngrohtë që lëviz nga Saharaja drejt Evropës, e njohur si “anticikloni afrikan”, i cili ka krijuar një “kupolë nxehtësie” mbi pjesë të mëdha të kontinentit.

Edhe Spanja po përballet me kushte të rënda atmosferike. Agjencia meteorologjike AEMET ka lëshuar alarme të kuqe dhe portokalli për rajone të ndryshme, ku temperaturat pritet të kalojnë 39–40 gradë Celsius. Në Madrid, banorët dhe turistët po përdorin ventilatorë portativë dhe po kërkojnë strehim nga dielli përvëlues.

Situata është kritike edhe në Francë, ku dhjetëra rajone, përfshirë Parisin, janë vendosur në alarm të kuq. Autoritetet kanë vendosur mbylljen e qindra shkollave dhe kanë mbajtur të hapura gjatë natës parqet dhe kopshtet publike për t’u ofruar qytetarëve mundësi freskimi. Për më tepër, janë vendosur kufizime për shërbimin e alkoolit gjatë aktiviteteve publike, me qëllim lehtësimin e punës së shërbimeve të urgjencës.

Vapa ka filluar të ndikojë edhe në infrastrukturë. Kompania hekurudhore franceze ka paralajmëruar për probleme në rrjet për shkak të zgjerimit të shinave dhe dëmtimit të linjave elektrike, duke anuluar dhjetëra udhëtime dhe u bërë thirrje qytetarëve të shtyjnë lëvizjet jo të domosdoshme.

Në Gjermani, ku temperaturat kanë arritur deri në 38 gradë Celsius, autoritetet kanë paralajmëruar për stuhi të forta në rajonet lindore. Në Berlin, reshjet intensive dhe erërat e fuqishme detyruan ndërprerjen e aktiviteteve në natyrë dhe evakuimin e spektatorëve nga një turne tenisi.

Ndërkohë, qendrat për shpëtimin e kafshëve në Belgjikë raportojnë një rritje të ndjeshme të rasteve të kafshëve të stresuara nga temperaturat e larta, veçanërisht zogjve të vegjël që rrezikohen nga nxehtësia ekstreme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dorëhiqet drejtori i gjimnazit në Tuz, vendimi pas protestave të nxënësve

Sehad Lulanaj ka lënë detyrën e drejtorit të shkollës...

Rama në Vlorë/ Takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Vlorë, ku...

Rexha vijon “Prania Besnike” në Malësinë e Madhe, takime me banorët në Reç dhe Bajzë

Deputeti socialist Bujar Rexha ka vijuar takimet me banorët...

Nga Shkodra në Lezhë, policia ndalon dy makina luksoze, njëra e blinduar

Dy automjete luksoze janë ndaluar nga Policia e Lezhës...